Boksierja Donjeta Sadiku, e cila e ka fituar medaljen e bronztë është mundur nga amerikania Rashida Ellis në gjysmëfinalen e Kamipionatit Botëror të Boksit, përcjell InLajmi.
Megjithatë, Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me 3 fitore të shënuara kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, e që ky mund të cilësohet si suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik.
Postimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë🥉 e botës🌍🥊💪👏👏🙌
Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.
Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar.
KOK përgëzon Sadikun dhe gjithë komunitetin e boksit për suksesin historik.
#KosovBoxing #BoxingIstanbul2022. /InLajmi/