Luftëtarët ukrainas të rrethuar nga forcat ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol në Azovstal kanë konfirmuar se një grup civilësh kanë mundur të largohen nga vendi, transmeton InLajmi.
Zëvendëskomandanti i batalionit Azov të Ukrainës, Sviatoslav Palamar, tha se grupi prej 20 personash përfshirë gra dhe fëmijë ishin transferuar në një “vend të përshtatshëm”.
Më herët, media shtetërore ruse tha se 25 persona ishin evakuuar. Nuk është e qartë se ku janë dërguar.
Moska ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar për të lejuar largimin e civilëve, shkruan BBC.
Qindra njerëz mendohet se janë strehuar në fabrikë. Moska ka kërkuar që ata të dorëzohen. Ushtria e Ukrainës thotë se sulmet ajrore ruse kanë vazhduar. /InLajmi/