Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje mbrëmjen e së mërkurës ku u diskutua për Kuvendin Kombëtar të PD të datës 30 Prill.
Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri të ditur se Komisioni i Rithemelimit do t’i propozojë Kuvendit datën për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike.
Dhe kjo datë do të jetë 21 apo 22 Maji.
“Komisioni do të jetë para jush nesër për t’ju informuar për gjithë procesin. U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit, do kemi datë kur të thotë kuvendi. Data që i do i propozohet do të jetë data 21 ose 22 e Majit. Cilido kandidat do depozitojë pranë Komisionit të Operacioneve Zgjedhore dhe do përcaktohen pastaj rregullat. Sapo të vendosë Kuvendi, unë pothuajse e kam shpallur, por Kuvendi do formalizojë datën”.
Sali Berisha u shpreh se në punimet e Kuvendit të PD të 30 Prillit do t’u dërgohet ftesë edhe të larguarve nga Partia Demokratike, përcjell Klan Tv.
“Në këtë listë është për shembull Arben Imami. Është Jozefina Topalli. Zonja Bregu po e lejoi dhe Patozi, dhe Rudina Hajdari, të gjithë ata që janë larguar janë të mirëpritur”, deklaroi Berisha.

















