94 mijë të pranishëm, dhe qindra-mijëra adhurues të boksit anë e kënd botës do të kenë mundësinë që sot të shikojnë një ndeshje të madhe.
Kampioni i pamposhtur i peshave të rënda, Tyson Fury sonte do të ndeshet me njërin nga boksierët më të mirë të momentit, Dillian Whyte.
‘The Gipsy King’ tashmë ka arritur ‘Wembley Stadium’ ku mbi 94 mijë shikues presin dy boksierët të zbresin në ring.
Fury, për të cilin sonte mund të jetë ndeshja e fundit në boksin profesional pasi ka përmendur pensionimin shihet nga shumica si favorit ndaj Whyte, shkruan lajmi.net.
Meçi pritet të fillojë rreth orës 23:00.