Në ndeshjen e djeshme, lojtari Karim Benzema shënoi golin vendimtar për të mposhtur Sevillan me rezultat 3:2 kështu duke iu afruar titullit të La Ligës, transmeton InLajmi.
Në pjesën e parë të lojës shënoi për Sevillën nga goditja e lirë Ivan Rakitic dhe nga goditja e afërt Erik Lamela.
Ndërsa për ekipin e Real Madrid shënuan Rodrygo dhe Nacho.
Goli final i Benzemës i siguroi ekipit të Real Madrit një fitore të madhe ku i lëvizi ata në krye të tabelës me 6 ndeshje të mbetura, shkruan BBC.
Ekipi spanjoll i Carlo Ancelottit ka 2 ndeshje në vazhdim me ekipin e Barcelonës ku do ti duhet të tregoi performancë të jashtëzakonshme për të vazhduar në fazat e fundit. /InLajmi/