Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë homazhe te varrezat e Poklekut, e më pas ka vizituar familjet e martirëve të luftës, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se masakra e Poklekut në Drenas është një ndër krimet më të mëdha që ka përjetuar populli ynë, ku ushtria serbe vranë e masakruan 53 shqiptarë, kufomat e të cilëve më pas i djegën.
Ministri tha se krimet e tilla nuk do t’i falim kurrë dhe drejtësinë do ta kërkojmë deri në fund.
Postimi i plotë i tij:
Masakra e Poklekut në Drenas, është njëri ndër krimet më të mëdha që ka përjetuar populli ynë.
Ushtria çetnike serbe ka vrarë e masakruar 53 shqiptarë civil, kufomat e të cilëve më pas i ka djegur. Kriminelët serbë, nuk kishin kursyer askënd, viktimat ishin duke filluar nga foshnjet gjashtëmuajshe e deri të moshuarit 75 vjeçar.
Në përkujtim dhe nderim të viktimave, sot bëmë homazhe në varrezat e Poklekut, e më pas vizituam familjet e martirëve të luftës.
Krimet e tilla kurrë nuk do t’i falim, e drejtësinë do ta kërkojmë deri në fund. /InLajmi/