Alex Orchin, 31 vjeç lëviz nëpër fshati e tij me një makinë, që konsiderohet si më e vogla në botë. Makina hyri në Guinness si makina më e vogël ndonjëherë pasi është vetëm 1.3 metra e gjatë.
Ka një motor benzine dhe arrin 37 kilometra në orë. Makina është një kopje e motorit klasik të viteve 1960, me origjinalet që shiten për mbi 100 mijë paund.
Alex thotë se makinën e ka blerë në vitin 2018.
“Më pëlqejnë makinat e çuditshme, makinat e vjetra, çdo gjë që është e çuditshme dhe alternative në thelb”, tha ai përcjell AlsatM.
“Ky është një riprodhim, ato janë bërë fillimisht në vitet ’60. Ishte Jeremy Clarkson ai që i bëri ata të famshëm në Top Gear.”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=p6bH9rVh_Pk&feature=emb_logo