Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK), Ramush Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
Bashkë me familjarë e miq, Haradinaj nderoi të rënët në Gllogjan dhe Maznik
Haradinaj tha se pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë.
Kujtojmë se ,sot shënohet 23-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.
Postimi i tij i plotë :
Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun.
Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu./InLajmi/