Klubi i Milanit ka shprehur interesim për futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e madhe italiane, “Calciomercato”,
Raportohet se drejtuesit e Milanit po e vëzhgojnë situatën e Zhegrovës te Lille pas paraqitjeve të mira që ka treguar në ndeshjet e fundit.
Zhegrova iu bashkua kampionit në fuqi të Francës në janar nga Baseli dhe deri më tani ka dy gola në gjashtë paraqitje në Ligën 1, shkruan FrontOnline.
23-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.