Analisti politik, Albert Krasniqi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për disa kategori të caktuara, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se kjo qeveri po e dëshmon çdo ditë e më shumë paaftësinë e saj.
Sipas tij, qeveria e tanishme për ruajtur imazhin e saj nga frika e korrupsionit, ka bllokuar zhvillimin e ekonomisë me mbi 500 milionë euro.
Krasniqi thotë se taksat e mbledhura nga ata që paguajnë, duhet të shpërndahen për konsum mujor.
Postimi i plotë i tij:
Kjo Qeveri po e dëshmon çdo ditë paaftësinë e saj.
Ka bllokuar mbi 500 milionë euro që të hyjnë në ekonomi, pasi nuk është në gjendje të zgjedh anëtarët e OSHP-së. Për të ruajtur imazhin e saj nga frika e korrupsionit, ka bllokuar zhvillimin e ekonomisë.
Në mungesë të projekteve zhvillimore dhe guximit për reformim të skemave sociale dhe pensionale, Qeveria është reduktuar në një institucion për menaxhim financiar.
Taksat e mbledhura nga ata që paguajnë, të shpërndahen për konsum mujor! /InLajmi/