Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani po bën hapa të radhës drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të xhiros së 28-të, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fitoi në udhëtim te Dukagjini.
E, në ndeshje e zhvilluar sot në stadiumin “18 Qershori” Ballkani shënoi fitore me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të 3 pikëve për mysafirët e shënoi Meriton Korenica në minutën e 80-të.
Veç të tjerash, vendasit ishin me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, pas përjashtamit të Bujar Shabanit, pëcjell Reporteri.
Ballkani pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me 8 pikë më shumë se Gjilani, ndrësa Dukagjini mbetet me 30 pikë në pozitën e 8.