Ministria britanike e Mbrojtjes bën me dije se ushtarët rusë tashmë janë tërhequr totalisht nga veriu i Ukrainës, duke u kthyer në Bjellorusi dhe Rusi.
Sipas të dhënave, këto njësi do të dërgohen në lindje të Ukrainës për të luftuar në Donbass. Por më parë forcat dhe mjetet do të furnizohen dhe riorganizohen përpara se të dislokohen në këtë zonë, transmeton A2CNN
Ndërkohë, raportohet se në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet nga ana e Rusisë. Në orët e fundit, bëhet me dije se 5 shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonën e Odesës.