Qytetarët e Komunës së Gjilanit shprehen shqetësim tejet të madhe pasi lumi i qytetit të tyre ishte ndotur më gjak, përcjell InLajmi.
Menjëherë pas konfirmit të këtij lajmi i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hysenaj, ka angazhuar inspekcionin e komunës të marrë masa në këtë drejtim, si përfundim kjo çështje po del të jetë zgjidhur.
Komuna e Gjilanit ka dënuar 2 thertore me nga 700 euro të cilat kishin ndotur lumenjtë me mbetje të kafshëve.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të 2 therrtoreve në afërsi.
Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit! /InLajmi/