Kanadaja thotë se mund të sigurojë më shumë naftë, gaz dhe uranium për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës globale të energjisë, transmeton InLajmi.
Çmimet janë rritur si rezultat i shtrëngimit të furnizimeve ruse në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
Ministri i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Jonathan Wilkinson thotë se shumë vende janë të përkushtuara të ndihmojnë sa më shumë që të mundemi në drejtim të largimit nga varësia e naftës dhe gazit rus.
Prodhuesi i 4-të më i madh i naftës në botë është zotuar të eksportojë 200 mijë fuçi naftë shtesë, shkruan BBC.
Kompania më e madhe e tubacionit në vend, Enbridge, tha se është “e përgatitur të bëjë atë që mundemi për të rritur sigurinë energjetike si për Amerikën e Veriut ashtu edhe për Evropën”. /InLajmi/