Epo, nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtin rimel çdo ditë. Por unë e di që ju keni një dosje të ruajtur në Instagram të mbushur me ide kryesore se si të lyeni sytë, mirëpo e keni në dorë vetëm në rast se shfaqet ndonjë rast i veçantë, mirëpo koha për artin epik të syve është tani, jo nesër dhe jo 2 muaj më vonë, transmeton InLajmi.
Ju nuk keni nevojë për një rast specifik për të bërë pak eksperimente me grimin e syve tuaj.
Kombinimi i ngjyrës blu me të zezë
Ky kombinim i linjës blu dhe të zezë në thelb duket mbresëlënës.
Mund të vendosni një sërë lulesh në kapakin e syve
Ngjyra rozë e pastër plus mini lule të thara ju bëjnë të dukeni si lloji i personit që kalon fundjavat duke u argëtuar dhe duke shijuar çdo moment.
Pure Glow me petale të pastra
Ky art i grimit të syrit është i frymëzuar nga rrezet e diellit.
Zgjidhni një laps xhel kremoz për linja të qarta dhe ultra të pigmentuara, shkruan Cosmopolitan.
Qerpikët me lule
Pamja më ekstra nga të gjitha, por edhe më e bukura? Qerpikët me lule. Përdorni një ngjitës për qerpikët për të ngjitur lulet e reja, në një grup qerpikësh fals përpara se t’i aplikoni në sytë tuaj për ta bërë këtë më të lehtë dhe më të sigurt se sa duket. /InLajmi/