Shtetet e Bashkuara nuk kanë strategji për ndryshimin e regjimit apo qeverisjes për Rusinë, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, transmeton InLajmi.
Në një fjalim në Varshavë të shtunën, presidenti Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mund të qëndrojë në pushtet.
“Unë mendoj se presidenti Biden, më konkretisht Shtëpia e Bardhë nuk mund të fuqizohet për të bërë luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër,” tha Blinken të dielën, ndërsa ishte në një vizitë në Izrael.
“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi, apo askund tjetër, tha ai, shkruan BBC.
“Në këtë rast, si në çdo rast, ndryshimi i qeverisë i takon popullit të vendit në fjalë, që dmth se varet nga populli rus”, shtoi Blinken. /InLajmi/