Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka anuluar të gjitha tubimet parazgjedhore teksa tha se Serbia ndodhet në një situatë të rëndë.
“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ”, citohet të ketë thënë Vuçiq në këtë mbledhje
Ndërsa Danas ka raportuar se Vuçiq pritet të takohet sot me zyrtarët e Listës Serbe, të cilët nga Kosova do të udhëtojnë drejt Beogradit.
Këto veprime në Serbi erdhën pasi nga Bashkimi Evropian kanë bërë të ditur se Kosova e ka refuzuar propozimin e shteteve të Quintit, për formën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit edhe në Kosovë, transmeton lajmi.net
Kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti pati deklaruar se për t’u zhvilluar këto zgjedhje në Kosovë do të duhej një marrëveshje paraprake në mes 2 shteteve.