Një delegacion amerikan, i prirë nga Asistentja e Presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, Liz Sherwood-Randall, gjatë ditës se premte kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizitë Randall takoi presidenten e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kurse nga duke u bazuar në një njoftim që ka lëshuar Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku thuhet se Randall e ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Amerikës për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë rajonale të Kosovës.
Ndryshe Asistentja për Siguri Kombëtare e ka falënderuar presidenten e vendit, dhe kryeministrin për mbështetjen që Kosova e ka dhënë në strehimin e përkohshëm të refugjatëve afganë, dhe veçmas për solidariteti me popullin e Ukrainës. /InLajmi/