Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndjekur nga afër ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”, të realizuar nga Regjimenti i 2-të i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizite, Mehaj ka thënë se ushtarakët përfaqësojnë karakterin e kombit që ka histori të gjatë patriotizmi dhe nderi, derisa ka shtuar se do të vazhdojmë me përgatitjet për stërvitjen “Defender -Europe’23”.
Postimi i plotë i tij:
Sot përcolla nga afër ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë Stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.
“Phoenix Alfa” është dëshmia e radhës dhe konfirmim i fuqishëm se aftësitë dhe kapacitetet operacionale ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit janë në shkallën e zhvillimit dhe gatishmërisë në përputhje të plotë me qëllimin tonë strategjik.
Ushtarakët tanë përfaqësojnë karakterin e kombit tonë që ka histori të gjatë patriotizmi dhe nderi.
Mirënjohje dhe vlerësim maksimal për shkathtësitë e demonstruara si dhe gatishmërinë e ushtarakëve tanë për t’i shërbyer Kombit dhe Atdheut.
Vazhdojmë me përgatitjet për Stërvitjen “Defender -Europe’23”!
Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!
Respekt për të gjithë me këngën “Rritu Ushtria jonë” nga këngëtari ynë i njohur Rifat Berisha./InLajmi/