Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën nacionale në shënim të Ditës Botërore të Punës Sociale, përcjell InLajmi.
Sipas tij puna është më shumë se e rëndësishme pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të ecet përpara, derisa më tej tha se Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë të aftësohet për punësim.
Kryeministri tha po ashtu se është puna ajo që ndihmon në përmbushjen e shumë nevojave bazike, ndërsa si përfundim tha se puna është ajo e cila nuk mund të mbiçmohet. /InLajmi/