Rusia është përjashtuar nga kualifikimet e Kupës së Botës 2022 për shkak të sulmeve të vazhdueshëm ndaj Ukrainës, por ekipi kombëtar rus do të grumbullohet për një kamp stërvitor dhe një ndeshje miqësore.
Megjithatë, kapiteni i Rusisë, Artem Dzyuba, nuk do të përfshihet në grumbullimin e radhës.
33-vjeçari ka refuzuar ftesën, duke përmendur “situatën e vështirë në Ukrainë ” si arsyen e vendimit të tij.
Përzgjedhës i Rusisë , Valeri Karpin, ka konfirmuar se Dzyuba ka refuzuar ftesën për t’u grumbulluar në një kamp stërvitor dhe për t’u paraqitur në një ndeshje miqësore kundër grupmoshave U21, transmeton Fakte Plus.
“Ai më siguroi, ai me të vërtetë dëshiron të luajë për ekipin kombëtar. Për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërm, ai kërkoi falje dhe kërkoi që të mos e thërrisnin në këtë kamp stërvitor”, tha Karpin.