Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se ai është absolutisht i bindur se Putini do të dështojë dhe Rusia do të pësojë një disfatë strategjike, transmeton InLajmi.
“Siç kemi thënë më parë, ju mund të fitoni një betejë, por kjo nuk do të thotë se ju e fitoni luftën përkundrazi. Mund të marrësh një qytet, por nuk mund të marrësh zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe ukrainasit po e demonstrojnë këtë çdo ditë”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit së bashku me homologen e tij britanike, Sekretaren e Jashtme Liz Truss.
Diplomati i lartë amerikan tha se nëse qëllimi i Putinit është të imponojë një lloj regjimi kukull duke zhvendosur qeverinë ekzistuese dhe duke vendosur një të tillë sipas dëshirës së tij, mendoj se është shumë e qartë nga përgjigja e popullit ukrainas se ata kurrë nuk do ta pranojnë këtë.
Dhe nëse ai përpiqet të zbatojë një regjim të tillë kukull duke mbajtur forcat ruse në Ukrainë, do të jetë një rrëmujë e gjatë, e përgjakshme, e zgjatur në të cilën Rusia do të vazhdojë të vuajë rëndë, tha Blinken, shkruan CNN.
Blinken tha se Rusia tashmë kishte dështuar në objektivat e saj kryesore. /InLajmi/