Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar Gllogjanin, ku edhe ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, që dhanë jetën për liri, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Gllogjani nuk është vetëm qendra e Shtabit të ZO të Dukagjinit, por është vendi ku pushojnë me të dashurit tanë si dhe bashkëluftëtarët, të cilët me heroizmin e tyre treguan vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë.
Kreu i AAK-së theksoi se çdo ditë, pranë varreve të tyre e kujtojmë jetën e veprën madhështore të këtyre luftëtarëve që dhanë jetën për liri.
Postimi i plotë i tij:
Gllogjani nuk është vetëm qendra e Shtabit të ZO të Dukagjinit. Gllogjani është vendi ku pushojnë më të dashurit tanë, bashkëluftëtarët që me heroizmin e tyre treguan vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë.
Sot e çdo ditë, pranë varreve të tyre, ne kujtojmë jetën e veprën madhështore të tyre, nderojmë gjakun që rrjedhi për liri. /InLajmi/