Luftimet intensive janë duke vazhduar në Ukrainë, mes forcave ushtarake të këtij vendi dhe atyre të Rusisë.
Kjo luftë nuk i përjashtoi as popullsinë civile.
Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, deri më tani janë 240 viktima, në mesin e tyre 64 të vrarë.
OCHCR bën të ditur se dëmtimet në shtëpi dhe infrastrukturë kritike kanë lënë qindra njerëz pa ujë dhe energji elektrike, raporton BBC.
Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se mbi 160 mijë ukrainas tani janë të zhvendosur brenda vendit dhe përpiqen të ikin përtej kufijve ndërkombëtarë, përcjell Klankosova.tv.
Qeveria e Ukrainës vlerësoi se si pasojë e luftës nga vendi mund të largohet deri në pesë milionë persona.