Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është marrë më seriozisht nga asnjë qeveri e mëparshme sesa Qeveria e tij, raporton InLajmi.
Kurti i është përgjigjur kritikave të Haradinajt, i cili tha “Dialogu po zhvillohet nga teknikët”.
Ai tha se janë serioz në procesin e dialogut dhe bisedimet, duke theksuar se çështja e tëpagjeturve po trajtohet me urgjencë.
“Prandaj ju kisha lutur që të më ndihmoni mos thoni që njohja reciproke vjen sepse i bëni dëm Kosovës. Njohja reciproke është në qendër. Fjalia e sekretarit Blinken thotë se SHBA dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie në vlerat e përbashkëta demokratike. Ne jemi të pavarur nuk është dialogu vetëm për neve por ndërmjet nesh dhe Serbisë. Dialogu që na kërkohet është për statusin e raportit më Serbinë jo Kosovës. 4 gjera i përmend Biden, forcimi i sundimit të ligjit, mbrojtja e pakicave, forcimi i rritjes ekonomik, sigurimi i një marrëveshje të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, tha Kurti.
Kurti i është drejtuar Haradinajt duke i thënë para deputetëve se deri sa keni qenë në qeverisje, dialogun ia patët lënë ish-presidentit Thaçi.
“Dialogu nuk është marrë më seriozisht sesa nga qeveria jonë. Ne jemi serioz në dialog e bisedime. E trajtojmë me urgjencë çështjen e të pagjeturve. Në letrën e Blinkenit përmendet çështja e energjisë në veri. Ju deputeti Haradinaj keni qenë kryeministër dhe dialogun ia patët lënë ish-presidentit Thaçi. E patët bërë grupin me Fatmir Limaj e Shpend Ahmetin. Pra nuk mund të ju marr seriozisht”, tha Kurti./InLajmi/