Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK-ja pati të drejtë kur tha për Qeverinë Kurti se këta janë qeveri praktikantësh.
Lidhur me këtë çështje, Hoti tha se qeveritarët s’kanë përvojë fare, e madje sipas tij, kjo është puna e tyre e parë.
“ Dhe kemi pasur të drejtë, beso. Kam pasur perceptim tjetër, kur shihja se si po ecin këta në vendimmarrje unë nuk kam besuar që ka aq shumë mungesë të njohurive, se përvojë këta s’kanë fare”, është shprehur Hoti.
“Shumica e tyre punën e parë e kanë tash në qeveri. Është vullnet qytetar dhe duhet ta respektojmë”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu, Hoti u tregua i zhgënjyer kur tha se nuk ka besuar se qeveritarët kanë kaq pak njohuri për problemet e kësaj qeverie.
“Nuk kam besuar që ka kaq shumë mungesë të njohurive dhe përvojës për të adresuar problemet e kësaj shoqërie”, shtoi Hoti.