Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Frank Walter Steinmeier për rizgjedhjen si president i Gjermanisë, përcjell InLajmi.
Konjufca thekson se Gjermania me udhëheqësit e saj kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jetë mbështetje për Kosovën, duke kontribuar në shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Kryetari i Kuvendit i shprehi mirënjohjen e thellë presidentit Steinmeier, Qeverisë e Parlamentit Gjerman për të gjitha ato që kanë bërë për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.
Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdonjnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Shfrytëzoj edhe këtë rast që t’i shpreh Presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona.
Urime miku ynë! /InLajmi/