Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 14.639 persona, përcjell InLajmi.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632, ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2./InLajmi/