Gjermania këtë të premte ka miratuar propozimin për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës, ndërsa lidhur me këtë lajm ka reaguar ish ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përcjell InLajmi.
Për njohjen e patent shoferëve të Kosovës në Gjermani, Cufaj ka falënderuar së pari qytetarët, shtetasit e Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, derisa ka falënderuar po ashtu institucionet e Gjermanisë që punuan deri te marrja e këtij vendimi me rëndësi.
Deri te ardhja e këtij vendimi, Cufaj ka falënderuar po ashtu ish kryeministrat e vendit, pra të qeverive të kaluara, Ramush Hardinaj, Avdullah Hoti, ish presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e Vjosa Osmani.
Postimi i plotë i tij:
Falenderime Falenderime Falenderime
Me rastin e njohjes reciproke të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, shfrytëzoj rastin të falenderoj pa fund qytetarët tanë, shtetasit e Kosovës që jetojnë e punojnë në Gjermani, për përkrahjen e pafundmë, por edhe kritikat e sugjerimet që ky proces të avancojë sa më shumë dhe sot edhe të përmbyllet.
Një falenderim i veçantë shkon tek autoritetet gjermane, Kancelaren Merkel, Këshilltarët e saj, të ndjerin Jan Hecker dhe Matthias Luettenberg, Ministrin e Jashtëm Heiko Maas me ekipin e tij dhe Ministrin e Transportit Andreas Scheuer. Një falenderim i veçantë shkon për Drejtorin e Marrëveshjeve ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit, Guido Zielke dhe Ministrin e Transportit në Landin e Baden Ëuerttemberg, mikun tim dhe të Kosovës, Ëine Herman.
Falenderoj edhe 4 Qeveritë e Kosovës (20018-2022), Kryemenistrat Haradinaj, Hoti dhe Kurti si dhe Presidentin Thaçi dhe Presidenten Osmani. Nga Ministrat dua të veçoj Ministrin e Punëve të Brendshme të RKS, Agim Veliu, i cili për asnjë çast nuk ngurroi që pas propozimit të Qeverisë gjermane, për formimin e njësisë speciale të MPB-së e cila bën kontrollimin pa paralajmërim të qendrave të dhënies së provimit, edhe de fakto i hapi rrugë kësaj marrëveshjeje. Një falenderim shkon edhe për ish Drejtorin e ARC, Bekim Hoxha.
Fare për fund një falenderim shkon edhe për kolegët e mi, Ambasadorët Artur Kuko dhe Faruk Ajeti të cilët me stafin e tyre të mrekullueshëm sot e përmbyllën një proces kaq të rëndësishëm për lehtësimin e jetës së njerëzve tanë Gjermani por edhe thellojnë bashkëpunimin bilateral mes Gjermanisë dhe shqiptarëve./InLajmi/