Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, ka bërë thirrje popullit të Kosovës që të vaksinohen kundër koronavirusit, këtë të premte kur SHBA dhuroi mbi 500.000 vaksina Pfizer, raporton InLajmi.
“Duhet të vaksinohen sa më shumë për ta ndaluar koronavirusin. Porosia ime është kjo, ju lutem vaksinohuni, nxitni familjarët e miqtë që të vaksinohen. Lani duart, mbani maskën nëse i bëjmë këto gjëra bazike mbrojmë njëri tjetër dhe do ta luftojmë këtë pandemi”,ka theksuar Hovenier.
Tutje, ai ka bërë me dije se SHBA në bashkëpunim me Kosovën do të jenë së bashku për ta luftuar pandeminë e koronavirusit./InLajmi/