Masa e mbajtjes së maskës edhe në ambiente të jashtme u vendos dhjetorin e vitit të kaluar, pas rritjes së rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.
Sipas të dhënave nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë, në periudhën nëntor 2021 – janar 2022, ky shtet raportonte mbi 3.400 infektime në 100.000 banorë. Por, në 14 ditët e fundit, kjo shifër ka rënë nën 2.000, shkruan REL.
Autoritetet ia atribuojnë rënien e rasteve nivelit të lartë të vaksinimit. Në Spanjë, 81 % e popullatës është e vaksinuar kundër koronavirusit. Që prej fillimit të pandemisë, ky shtet ka raportuar për mbi 94.000 viktima.