Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj , ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin, Tomas Szunyog, ku biseduan për avansimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes tyre , përcjell InLajmi.
Totaj tha se në këtë takim u shpalosën ide të ndryshme në të mirën e zhvillimit të Prizrenit si qytet.
Ai shtoi se pjesë diskutimi ishte edhe realizimi i projekteve që luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për komunën e Prizrenit.
Szunyog e uroi Totajn për mandatin e ri si kryetar të Prizrenit.
Postimi i plotë i tij:
Mirëprita sot në Komunën e Prizrenit Përfaqësuesin Special të BE-së, Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin, Tomáš Szunyog. Më uroi për mandatin e ri si kryetar i Komunës së Prizrenit dhe biseduam për avansimin e nxitjen e bashkëpunimit mes nesh.
Njëkohësisht, në vazhdim të takimit ku morrën pjesë dhe drejtorë të disa drejtorive komunale, prezantuam idetë tona të projekteve për zhvillim të qytetit, ambientit dhe jetës sociale ndërkulturore.
Përkrahja me fondet IPA është mundësi e jashtëzakonshme që na ofrohet për të realizuar projekte në funksion të mbrojtjes së ambientit, ndërtimit të infrastrukturës për arsim dhe aktivitete rinore, kulturore e sportive.
Poashtu biseduam për rëndësinë e fuqizimit të urave të bashkëveprimit dhe bashkëpunimit me pushtetin qëndror për të mundësuar realizimin e projekteve, që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e Komunës sonë./InLajmi/