Britania është goditur nga stuhia e borës, ndërsa edhe temperaturat kanë rënë, transmeton InLajmi.
Drejtuesit e mjeteve u panë duke pastruar rrugët nëpër furtunat në M74 pranë Abington.
Stuhia e borës ka prekur Skocinë qendrore, Tayside, Fife, Grampian, Highlands, Strathclyde dhe Orkney dhe Shetland.
Gjithashtu është paralajmëruar që stuhia me borë dhe akull do të vazhdojë, të cilat mund të shkaktojnë kushte të vështira drejtimi.
Rajonet e prekura do të jenë Tayside, Fife, South West dhe Lothian and Borders, Strathclyde, Highlands dhe Grampian.
Sasia e borës që mund ztë bjerë do të jetë nga 2-5 cm borë, potencialisht deri në 10-15 cm në rrugët mbi 300 metra, shkruan The Sun.
Temperaturat do të bien në rreth 1C gjatë fundjavës, por në disa zona do të jetë edhe më e ftohtë në -6C, sipas Met Office. /InLajmi/