Akil Gjakova ka vazhduar garën e tij në Grand Slam të Parisit, me duelin e raundit të 2-të.
Në kategorinë -73 kilogramë, kundërshtari i 2-të i Akil Gjakovës për sot ishte garuesi nga Uzbekistani, Shakhram Akhadov.
Akili e nisi mirë garën dhe kundërshtari i tij u ndëshkua për pasivitet, por e njëjta i ndodhi edhe atij vetëm pas pak sekondave.
Gjakova u tregua i pakujdesshëm në një sulm të tij dhe i dha mundësinë kundërshtarit për të fituar pikën e parë, shkruan Lajmi.net.
Kjo pikë doli të ishte vendimtare për duelin, dhe Gjakova kështu eliminohet nga Grand Slam i Parisit qysh në garën e 2-të.