Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ‘’Natën e Tmerrit’’ të 3-4 shkurtit të vitit 2000 ku në Mitrovicën e Veriut u vranë 10 qytetarë, nga pjesë e bandave kriminale që u nxitën nga Serbia, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se kujtimi për ta do të rëndojë ndërgjegjën tonë derisa këto grupe kriminale të dalin para drejtësisë e të marin dënimin e merituar.
Në mesin e këtyre viktimave kishe edhe pleq, gra e fëmijë ku përveç tyre ishin edhe 25 qytetarë të plagosur dhe 1.664 familje të dëbuara me gati 12.000 anëtarë nga ajo pjesë.
Postimi i plotë i saj:
Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë tmerrin e 3-4 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 10 qytetarë të saj, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra e fëmijë.
Kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë.
25 të plagosur nga ajo natë dhe 1.664 familje të dëbuara me gati 12.000 anëtarë nga ajo pjesë janë dëshmi e natës së trishtë, kur ata pësuan vetëm pse ishin shqiptarë por edhe dëshmi se spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në veri të vendit vazhdoi edhe pas luftës.
Ngjarje të tilla mos u përsëritshin kurrë, teksa kujtimi për të vrarët qoftë i përhershëm!/InLajmi/