Në Vushtrri, Policia e Kosovës së fundmi ka arrestuar 2 persona, pasi tek ata janë gjetur 13 qese që dyshohet se janë substanca narkotike, gjegjësisht marihuanë si dhe 2 cigare, me përmbajtje po ashtu të marihuanës, përcjell InLajmi.
Arrestimi i këtyre 2 personave nga Policia e Kosovës është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të planit operativ për “Parandalimin dhe identifikimin e personave të dyshuar që merren me shitblerje, konsumim të substancave narkotike”.
Ndryshe, personat e arrestuar, të cilët janë zënë me drogë janë të moshës kryesisht të re, 23 dhe 25 vjeç.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Arrestohen 2 persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike
Vushtrri, 27 Janar 2022
Në orët e mbrëmjes të datës 27 Janar 2022, në kuadër të planit operativ per “Parandalimin dhe identifikimin të personave të dyshuar që merren me shitblerje, konsumim të substancave narkotike”, policia në Vushtrri ka arrestuar 2 persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Dëshmoret e kombit”, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë 2 persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar, ku gjate kontrollit te personi i pare janë gjetur 13 qese të cilat dyshohet qe janë substancë narkotike- marihuanë, ndërsa te personi i 2 janë gjetur 2 cigare e cilat përmbajtje e te cilave dyshohet që janë substance narkotike-marihuanë.
Si provë materiale janë konfiskuar substancat narkotike, te personat e dyshuar, ku te personi i pare substanca e dyshuar ka qenë me sasi 4.9- gram ndërsa te personi i 2 1-gram.
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar 2 persona të dyshuar L.A., 25 vjeçar, dhe F.A., 23 vjeçar,,, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve pas procedurës intervistuese është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/