Prokurori bullgar, Boris Sarafov, tha se fajtor për aksidentin me autobusin e “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë, ishte vozitësi.
“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit ndaj autobusit, por edhe shpejtësia e lartë, e cila ishte mbi normat e lejuara”,tha Sarafov pas hetimeve të organeve hetuese bullgare, për BTV, përcjell AlsatM
Ndryshe tragjedia me autobusin e “Besa Trans” ka ndodhur më 23 nëntor të vitit të kaluar gjatë kthimit nga Turqia për në Maqedoni.