Në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj një ngasës i një veture gjatë ditës së sotme derisa ka qenë duke vozitur veturën Golf nuk ka respektuar shpejtësinë e lejuar dhe gjendjen e krijuar nga reshjet e borës ka shkaktuar aksident, derisa si pasojë e kësaj nga rruga ka dalë në hekurudhë, përcjell InLajmi.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor i ka marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë aksident .
“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizur nga rruga ‘’Dëshmorët e Kombit ‘’ në drejtim rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngrica, nuk mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i automjetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”,njofton Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka iniciuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka iniciuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbajë rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro. /InLajmi/

















