Kryesisht ky stil shfaqet si pjesë e një stili sportiv dhe të rastësishëm dhe përdor blloqe nuancash në një sërë kontrastesh tërheqëse vizualisht.
Përveç të kuqes dhe vjollcës, hit janë edhe ngjyrat si portokallia dhe nuancat e jeshiles, transmeton Telegrafi.
Xhaketat xhins në disa ngjyra janë ideale për kombinime të ndryshme.
Edhe kur zbehet gjatë larjes, xhaketa xhins është ende tërheqëse.
Xhaketat e leshta me formë të shkurtër janë të shkëlqyera në variantin pastel.
Xhaketat e fundit të shekullit të kaluar po i rikthehen skenës së stilit të rrugës.
Një pallto me ngjyra është një trajtim mode për vajzat kreative.
Xhaketat me ngjyra të forta sjellin një frymë dielli në ambientin urban.
Stili sportiv shënohet nga një kombinim i toneve neoni dhe të zezës.
Dhe klasikja duket e mrekullueshme nën ndikimin e ngjyrës – zgjidhni një pallto klasike me elementë të kuq.