Microsoft po investon 50 milionë dollarë në një objekt të LanzaJet në Gjeorgji, i cili do të prodhojë karburant avioni nga etanoli vitin e ardhshëm.
Industria e linjave ajrore konsiderohet si një nga më të vështirat për t’u dekarbonizuar.
Karburanti i rinovueshëm i aviacionit përbënte më pak se 0.1% të kërkesës aktuale globale për karburant avioni prej rreth 330 milionë tonë në 2019, tha banka investuese Jefferies vitin e kaluar.
Qeveritë dhe investitorët po përpiqen të rrisin stimujt për të prodhuar karburant avionësh me emetim më të ulët të karbonit.
Kompanitë kryesore të naftës, linjat ajrore dhe kompanitë e tjera tregtare të naftës, duke përfshirë Suncor Energy Inc., British Airways dhe Shell po financojnë gjithashtu kompaninë, shkruan Reuters
Shtëpia e Bardhë tha vitin e kaluar se dëshiron të ulë emetimet e aviacionit me 20% deri në vitin 2030, pasi linjat ajrore përballen me presion nga grupet mjedisore, transmeton Indeksonline.
Microsoft krijoi Fondin e Inovacionit të Klimës më 2020, për të investuar 1 miliard dollarë gjatë katër viteve të ardhshme për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjisë së heqjes së karbonit.