23 vite më parë u vra veprimtari i LDK-së, Enver Maloku, raporton InLajmi.
Enver Maloku i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.
Sot në përvjetorin e 23 të vrasjes së tij, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit kanë bërë homazhe tek përmendorja e tij në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Nderojmë dhe kujtojmë veprën e Enver Malokut i cili u vra me 11 janar të vitit 1999, vit i lirisë siç e quante. Ai u vra padrejtësisht. Enver Maloku si themelues e prijës hapi një dritare informimi që bëri të vërtetën burim informacioni nëpër botë. Në këtë ditë, pra në 23 vjetorin e trisht për LDK-në e familjen e tij s’do të mbesim të qetë asnjë deri sa të zbardhet e vërteta për vrasjen e tij. Nderojmë veprën e tij”,ka thënë Abdixhiku.
Tutje tha ai, lajmi për vdekjen e Malokut ka qenë tronditje për çdo familje në atë kohë të vështirë. /InLajmi/