Roma ka rikthyer epërsinë ndaj Juventusit për sfidën që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Me të filluar pjesa e 2-të, Giallorossët ia dolën të shënonin edhe një herë në portën e Zonjës së Vjetër.
Ishte Henrikh Mkhitaryan që realizoi për 2-1 në minutën e 48-të nga një asistim i Lorenzo Pellegrinit, transmeton Telegrafi.
Ky ishte goli i 3-të i armenit deri më tani në këtë edicion, derisa ka edhe 4 asistime.