Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas një pauze të mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ritheksoi se i ka ftuar të gjitha partitë për të qeverisur, raporton InLajmi.
Sa i përket çështjes për koalicion me PDK-në, Rama ka deklaruar se është në proces.
Rama shtoi se ka energji pozitive për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
“I kam bërë thirrje të gjitha partive dhe qytetarëve që të na bashkohen dhe ta krijojmë partneritetin që t’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve. Na duhet shumica dhe jemi në proces që ta bëjmë atë. Kemi një pozitivitet në këtë aspekt”, është shprehur Rama./InLajmi/