Qeveria e Kosovës, ka njoftuar së vitin që lamë pas ka paraqitur numër rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara, përcjell InLajmi.
Gjatë vitit 2021, për 40 javë janë mbajtur gjithsej 53 mbledhje të qeverisë, që këto kanë sjellë 434 vendime, ku prej tyre 119 projektligje janë miratuar që po del të jetë numri më i madhe i projektligjeve të miratuara.
Në njoftim thuhet së për 14 vitet e fundit që disponojnë shënime, 2021 është viti më numrin më të madhe të projektligjeve të miratuara.
Njoftimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:
Viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit.
Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, mëqe shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë.
Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i 2-të me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara. /InLajmi/