Bashkatdhetarët që kaluan festat e fundvitit në Kosovë pranë familjarëve të tyre, tanimë kanë vendosur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, përcjell InLajmi.
Tanimë dihet që brenga kryesore e tyre pasi që vendosin të kthehen në diasporë, janë kolonat në vendkalimet kufitare.
Kështu që kjo është gjendja në pikat kufitarë për të dal nga Kosova, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Duke nisur nga Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Merdarë pritjet shkojnë deri në 2 orë. /InLajmi/