Është duke u mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës për zgjedhjen e kryesuesit, raporton InLajmi.
Në këtë mbledhje, Fehmi Kupina nga LDK, ishte ai që u propozua për tu votuar si kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kupina ka marrë vetëm 25 vota pro, ku në votimin kanë marrë pjesë vetëm 25 asamblistë.
Këto vota nuk ishin të mjaftueshme për ta zgjedhur atë kryesues të Kuvendit Komunal, pasi i duhen 26 vota.
Ndërkaq, për këtë propozim shkohet në raundin e 2-të./InLajmi/
