Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave për të kursyer rrymë, përcjell InLajmi.
Kjo sipas tij tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi
Ahmeti gjithashtu ka thënë se kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë veçse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!
Kujtojmë se, ditë më parë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka urdhëruar ndalimin për prodhimin e kriptovalutave me qëllim të kursimit të rrymës.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi.
Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimo i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton! /InLajmi/