Analisti i njohur, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani merr rrogë sa 40 fishi i pensionit të nënës së tij, përcjell InLajmi.
Ai ka krahasuar gjithashtu rrogën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq me të presidentes tonë Vjosa Osmani.
Spahiu ka deklaruar se Vuçiq komandon ushtrinë që ka luftuar 77 ditë me NATO-n, kurse Osmani komandon 2500 ushtarë me armë të lehta dhe merr rrogë 4 fish më të madhe se ai.
Postimi i plotë i tij:
Dallimi mes pensionit më të ulët në Serbi dhe pagës më të madhe në Serbi (që është e Presidentit Vuçiq) është 4 herë. D.m.th Vuçiq merr rrogë 4 fishin e pensionit më të ulët në Serbi. Ndërsa Presidentja Osmani merr rrogë 40 fishin e pensionit të nanës sime. Por rroga e Presidentes Osmani nuk është rroga më e madhe në sektorin publik në Kosovë. Rrogën më të madhe në Kosovë e merr drejtori i trustit pensional të Kosovës , e kjo rrogë është sa 100 fishi i pensionit te nanës sime. Një dallim. Presidenti Vuçiq komandon uhtrinë që luftoi 77 ditë me NATO-n, Presidentja Osmani që ka rrogë 4 fish më të madhe se Vuçiq komandon 2500 ushtarë me armë të lehta, pa helikopterë e pa avionë. Trusti pensional i Serbisë investon në aksione nepër botë ku vlera e atyre aksioneve rritet vazhdimisht. Rroga e drejtorit të këtij trusti është 10 fish më e vogël se sa rroga e drejtorit të trustit pensional të Kosovës që investon paratë në aksione nëper botë vlera e të cilave zvogëlohet në vazhdimësi./InLajmi/
