Bahri Gashi, gjatë ditës së sotme është emëruar shef i grupit të asamblistëve, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Këtë lajm e ka konfirmuar ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.
Ndërkaq asamblistët e AAK-së janë takuar sot gjatë ditës, me rastin e fillimvitit.
Postimi i plotë i tij:
Nga një kafe me asamblistët e AAK-së në Prishtinë, me rastin e fillimvitit.

Njëherit, në unanimitet të plotë Bahri Gashi emërohet shef i grupit të asamblistëve të AAK-së në komunën e Prishtinës.
Na priftë e mbara! /InLajmi/