Kjo ngjyrë po del të jetë ngjyra më e kërkuar gjatë vitit 2021, e ajo është ngjyra jeshile, transmeton InLajmi.
Është po thuajse e pamundur të mos u ketë rënë në sy gjatë vitit që lamë pas, e sidomos kohëve të fundit gjatë festave të ndryshme mbizotëronte ngjyra jeshile.
Përndryshe kjo ngjyrë pëlqehet jashtë mase ne çfarëdo nuance të saj qoftë ajo smerald, mente, nuancat “sage” apo “jade” etj.
Lyst, është një platformë për analizimin e të dhënave me bazë modën, ku aty është raportuar që gjatë vitit 2021, kërkimet për këtë ngjyrë janë rritur dukshëm deri në 41%. /InLajmi/